Erald Selca-Shqipëria mbi të gjitha

KOMBI MBI TË GJITHA KËTË DIJENI POLITIKAN, DHE MILITANTË TË ÇDO PARTIE !

Kosova shteti i dytë shqiptar në Gadishullin Ilirik u krijua me mundin brezave të terë dhe me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjakun e vuajtjet e popullit martirizuar , dhe Pavaresia e Kosovës është udha drejt Bashkimit Kombëtar .

Të gjithë ju politikan dhe militantë duhet ta dini se Kosova nuk është loder e juaja , dhe ju nuk jeni pronar së vërtetes patriotizmit apo edhe vlerave sepse të gjithë jeni të njejtë bajraktar dhe maniakë për pushtet se për popull komb mirëqenie as që ju bëhet vonë .

Nuk ka politikan e parti në botë mē të semura për pushtet se partitë liderët tanë kudo në troje etnike e ky është realiteti i hidhur që mbizotëron në Kosovë dhe troje tona .

Partitë tona e kanë përçarë popullin kudo në viset tona gati në vëllavrasje , madje kishim në histori 1913 , 1997 ten e armiqesi tjera e mosdurim pafund.
Ne kemi parti primitive , lider të etur për pushtet dhe kemi militantë kamikazë në çdo parti pothuajse që sillen ma zi se tifozet e futbollit sportit .

Protesta është e drejtë demokratike dhe duhet të jetë paqesore gjithmonë , dhe pa pasoja njerezore e materiale .

Nese ne nuk dimë të funksionojmë si shtet shoqëri si komb kudo ku jemi atehere ne i kënaqim armiqët e shqiptarizmes duke na quajtur ne të pazot për me drejtu shtet .

Liderët duhet të jenë të matur në prononcime , ta ndalin gjuhen e urrejtjes e njejta vlen dhe për popullaten e cila duhet ta di se ne nuk jemi armiq pse kemi mendime ide të ndryshme ideo-politike sepse shqiptari i mirë e ka atdheun kombin Shqipërin mbi çdo gjë , atdheu duhet të jetë mbi çdo gjë në jetë .

Kush bën thirrje për dhunë revolucione nga çdo krah politik është naiv idiot dhe antikombëtar .

Prandaj duhet syçeltësi , maturi ne jemi shqiptar e jo armiq mes veti .

Kush bënë përçarje fetare krahinore kush lyp luftë civile në kombin tonë janë njerez antikombëtarë .

Ne kemi arritë në atë pikë si shoqëri se ma lehtë e durojmë me na share babe e nonë se sa me na kritiku lideret partite e kesaj i vije era çmenduri une po flas ne teresi.

Na energjitë tona dhe “trimëritë ” tona duhet ti kanalizojmë kundër armiqëve të kombit e jo kundër njëri tjetrit .

Shendet , e me te mira PAQE dhe Dashuri në mes vete e jo sherre e konflikte ju lutem ju përgjërohem si një njeri me disa kontribute vogla kombërare dhe njerëzore për Shqipërinë dhe viset e saja në liri e të robëruara .

Ne dhe mërgata duhet jemi një , stop gjuhes armiqësore BOLL MO , populli po jeton varferi ekstreme e emigracion e se ka luksin për polarizime konflikte ordinere .

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *