E.Selca 9 Korrik 1997 nuk harrohet kurrë !

Mos të harrojmë…krimet sllavomaqedone

Me 9 Korrik të vitit 1997, qytetarët shqiptarë të Gostivarit u mblodhën përpara objektit të komunës për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit kombëtar shqiptar, por forcat e policisë ushtruan dhunë, forcë dhe shtypje popullatës shqiptare ku si pasojë u vranë tre qytetarët shqiptarë, Dr. Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, u plagosën dhe u keqtrajtuan qindra qytetarë tjerë.
Flamuri kuq e zi nuk mposhtet kurrë e krimet nuk duhet harruar kurrë…

Ende edhe sot e kësaj dite pozita e shqiptarëve në IRJM nuk është më e mira , shqiptaret duhet punojnë shumë për jetësimin e idealeve me sublime kombëtare duke lenë menjanë perçarjet dhe lakminë e verber për pushtet

Leave a Reply