Balli uron Krishtelindjet

Balli Kombëtar Demokrat uron shqiptarët e besimit katolik për Krishtlindje.

Krishtlindjet duhet të na kujtojnë se jemi njerëz e se mbi gjithçka kemi nevojë për dashuri, për tolerancë, e për shpirtmadhësi. E gabuara dhe e keqja le të dështojnë dhe e drejta të triumfojë. Gëzuar miqve dhe vëllezërve e motrave shqiptarë të besimit katolikë edhe për shumë vjet Krishtlindjen, ashtu siç kemi bërë prej shekujsh, e në të njëjtën mënyrë që kemi trashëguar brez pas brezi si shqiptarë, duke kremtuar të gjithë së bashku festat e njëri-tjetrit, në vazhdën e traditës sonë të vyer e të rrallë të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.

Leave a Reply