Komandanti i UÇK-së Hamzë Jashari Legjenda e Kombit tonë -Erald Selca

Hamzë Jashari -Komandanti Emblematik i UÇK-së

71 Vite me parë lindi një nga lindjet më të mëdha të kombit shqiptar, Komandanti emblematik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hamzë Jashari një nga figurat më të ndritura të kombit tonë në të gjitha etapat historike.

Drenica ky kryebastion i shqiptarizmes historikisht ka qenë vatra më e lavdishme e kombit dhe prijetare e proceseve për liri çlirim dhe Bashkim Kombëtar .

Kur dikush ka besuar në status -quo e dokrra nënështruse , Kryekomandanti ADEM JASHARI , Mësuesi baca Shaban dhe intelektuali e Komandanti strategu Hamzë Jashari ishin të parët në luftë me trima tjerë nga zona tjera ishin arteria e UÇK -së ishin zjarri kushtrimi mbarëkombëtar i luftes atdhetare , ndonese shumë pak e përqafuam përkrahem luftën kundër okupatorit gjenocidial serbomadh fashist e terrorist

Komandant Hamzë Jashari ishte një njeri i jashtëzakonshem tepër modest i mençur orator brilant , i pashëm burrë epik që u kishte lenë mbresa dhe mediase nderkombëtare .

Prekazi , Drenica ishin halë në sy për armikun otoman bullgar jugosllav dhe ata u munduan ta zhduknin Drenicen nga Harta po nuk ja arriten qëllimit , kapedanat e Shqipërisë Ademi dhe Hamzë Jashari me njesitet elitare të UÇK -së me Sandokanin Abedin Rexhen lavdimadh e plot kolos do ta turpëronin Serbinë me aksionet e tyre gjithëandej vendi po edhe në mbrojtje dinjitetit kombëtar .

Ditëlindjet e dëshmorëve dhe ditë rëniet e tyre madheshtore na mallëngjejnë dhe na mësojnë se ne vetëm në udhën e dëshmorëve duhet të ecim siç na mësonte ideologu poeti militanti atdhetari heroi Bahri Fazliu i famshëm .

Komandant Hamzë Jashari ju dhe dëshmoret lufta jonë titanike me sakrifica mbinatyrshme janë e vetmja garancë për BASHKIM KOMBËTAR ??✊

Komandant tashmë ti je Historia më e ndritshme je olimpi i kombit tonë

Erald Selca

Leave a Reply