Konsulli i nderit i Shqipërisë në Budapest Avni Hafuzi na njofton për aktivitetet e tij me vlerë
Edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”
Mbrëmjen e së Premtës, në fshatin Gjonaj të Hasit – Komuna e Prizrenit, u hap një nga ngjarjet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore Shqipëtare. Nën praninë e shumë qytetarëve, artistëve dhe përfaqësuesve nga troje të ndryshme Shqiptare, festivali nisi me defileun e ansambleve dhe një performancë emocionuese me kavall.
“Hasi Jehon” nuk është vetëm festival – është zëri i gjallë i traditës sonë, një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, duke përcjellë vlera të unitetit, pajtimit dhe identitetit kombëtar Shqipëtar.
Prej afro 4 dekadash, ky festival vazhdon të ruajë dhe promovojë kulturën tonë, duke mbetur një homazh i përhershëm për historinë dhe shpirtin Shqipëtar.
Me respekt e konsideratë,
Avni Hafuzi, Konsull Nderi i Rep. së Shqipërisë në Budapest, Hungari

