Nga Ganimete Jakupi -diploma nuk të bën njeri
DIPLOMA S’TË BËN NJERI
Ti që shet mend vend e pa vend,
Që përbuzë fjalën e shkelë çdokënd,
Një copë letër në xhep e mban fort,
E veten mbret e sheh në çdo port.
Të njohim! Me mik e hile arrite, jo me mund,
Pa djersë, pa nder, shkove çdokund,
More diplomën thjesht si një letër,
Por shpirti nuk bëhet tjetër.
Historia na dha plot shembuj si ti,
Akademikë me plot libra e tituj mbanin,
Gjithçka ata kishin,
Veç “diplomën e njerëzillëkut” e kishin mangut.
Diktator s’bëhesh veç me fron,
Por edhe kur fjalën e kthen në dhunë,
Kur të tjerët i përdorë pafund,
Se ti ke një “post” e etikën askund!
Njeri s’të bën grada as titulli,
As letra me vulë e me shkrim tullë,
Po edukata, modestia, nderi,
Aty matet vlera e njeriut.
Më 17.12.2025
©️Ganimete Jakupi, Zvicër

