Opinion nga atdhetari i shquar Xhevat Zekaj për Enver Hoxhen

SI E PERJETUAM NDARJEN NGA JETA TE UDHEHEQESIT ENVER HOXHA NE BURGUN HETUES TE PROKUPLES NE TE DENUARIT SHQIPTARË!

Me 12 Prill e Premte, Burgu Hetues i Prokuples, ne dhomen e burgut ndodheshim vetem dy te denuar Vebi Fetahaj dhe unë,( gjithe kohen ishim vetem ne te dy) ne dhome gjate dites ishim te mbyllur ndersa ne sheti na qitnin vezem njehere per 15 min ne oborrin e burgut duke bere nje gjiro ne rreth (po sikur ne burgun e Prishtines) e nga karakolla na veshtronte me pushke nje gardian, ky ishte burgu i Prokuples!
Ne ora 12-12.30 na e sllnin dreken gjithmone, keshtu ndodhi edhe ate dite te dt. 12 Prill por, kishte nje ndryshim sepse ate dite gardiani, krahas drekes qe e sherbente kuzhinjeri, na e dha edhe gazeten ,,Večernje Novosti”çka tjerave dite nuk e kishte bere sepse ne kete burg shtypi shqip nuk lejohej ndersa as shtypin serbe nuk na e ipnin me ndonje perjashtim te ndonje gardiani i cili ndonjehere bente zemergjerin dhe na sillte ndonje gazete te shtypit te perditshem! Gazeten e mora une dhe ende pa u ulur ashtu ne kembe i leshova nje sy faqes se pare sepse edhe ishim te etur per informacione mbi gjendjen ne Kosove dhe ne pergjithesi por, u shtanga sepse lajmi me goditi rende ! Ne faqen e pare te ,, V. Novostit”eshte fotografia e udheheqesit tonë Enver Hoxha ndersa mbi te shkruante me shkronja te medha :,,Ureo Enver Hoxha , najveqi neprijatel Jugoslavie ” dhe pestaj vazhdonte shkrimin me nje biografi te shkurter te Enver Hoxhes duke vazhduar me qendrimet e tij kunder titisteve dhe Jugosllavise titiste e revizioniste! Po ashtu ne shkrim ishin te popencuara mbeshtetja dhe perkrahja qe Enver Hoxha i kishte dhene ne vazhdimesi irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptare e sidomos mbeshtetja qe Ai dhe Shqiperia ipnin kerkeses Kosova Republikë.
Pastaj shkrimi vazhdonte me hipotezat dhe parashikimet e tyre per te ardhmen e Shqiperise dhe udheheqesin e ardhshem Ramiz Alia si dhe ate se a do ta vazhdoi ky te njejtin kurs politik ndaj Jugosllavise!
Me te pare kete njoftim mbeta i shtangur, kembet m’u keputen dhe disi per nje moment sikur u permbys çdo gje mbi mbi dhe,me leshoi forca, Vebiu me pa dhe kuptoi se diçka nuk shkon edhe ai u pre e nga fytyra i iku gjaku dhe me pyeti se çka ka ndodhur, i thash :,, Paska vdekur shoku Enver”, dhe qe te dy ramë siç thot populli për dhe, për nje kohë nuk folem asnjë fjale por, filluan te na rrjedhin lotet rrëke, perjetonim momente shumë te renda.
Mora fotografine e cila ishte ne gazetë dhe e vendosem ne deren e dhomes dhe qe te dy ne me qendrim gaditu, me grusht te ngritur larte afer kokes dhe per 5 min ne heshtje nderuam emrin dhe vepren jetesore ne sherbim te popullit te udheheqesit Enver Hoxha.
(Ate dite nuk hëngrem as dreken e as darken fare).
Gazetën ate ditë e kishin shperndare neper te gjitha dhomat e burgut,sigurisht me qellim qe te na godisnin per kete humbje sepse ata e dinin qendrimin tonë karshi Shqipërisë por dhe karshi Jugosllavisë sepse ne shprehnim hapur për çdo dite keto qendrime me veprimet tona edhe ne burg ndaj kerkesave tona te drejta!
Kur na qiten ne sheti mua dhe Vebiun , e shetinë e benim një herë ne dite 15 min ne oborrin e burgut duke bere gjiro ne nje rreth po sikur ne burgun e Prishtines, Mitrovices,Gjilanit, pasi qe te gjithë shokët ishin te informuar tani me ,ata nga dritaret e dhomave te tyre ,edhe per kunder rrezikut nga gardianet, na shprehen ngushellime me grushtat larte dhe duke na dhene forcë kjo, behej per te gjithë shoket te cilet dilnin ne shetitore!
Me kete rast dua te pershendes dhe t’u shprehu mirenjohje e admirim te gjithë shkokëve me te cilet qendruam ne Burgun Hetues te Prokuples(qendruam 3 vite,pastaj na teansferuan be Burgun e Nishit),ne kushte shumë te rënda ( per çka edhe bëmë greva te urisë disa herë ),me ushqim shumë te dobët dhe duke ma naltretuar psiqikisht e rrahur shpesh gardianet me qellim thyerjen tone morale e fizike por nuk ia arriten sepse te gjithe keta shokë heronjë qendruan stoikisht duke mos u thyer e perkukur për asnjë çast por mbajten lartë miralin revolucionare e patriotikduke ua bere te çartë dhe organeve te burgut dhe atyre te sigurimit se ne jemi te vendosur ne rrugen tonë te filluar drejtë lirisë!Gjithashtu me kete rast dua te shpehu nje mirënjohje per te gjitha familjet tona te cilat na vizituan vazhdimisht ne vizitat qe i kishim 2 here ne muaj,te cilat beheshin me perkthyes, te cilat u maltretuan shume rrugeve me autobusa e shpesh ketheheshin pa na pare sepse organet e burgut deshironin qe t’i maltretojne edhe familjet tona!
Ne Burgun Hetues te Prokuples ndodheshim keta te burgosur politik:

  1. Martin Çuni
    2.Fetah S.Bytyçi
    3.Hasan Sadriu
    4.Agim Sahiti
    5.Skender Vardari
    6.Sabri Sopi
    7.Halut Berisha
    8.Ahmet Demiri
    9.Fetah Kryeziu
    10.Milazim Feriz Blakaj
    11.Vebi Fetahaj
    12.Xhevat Zekaj

Vertet atë ditë ne u tronditem shumë per ketë ngjarje e cila po lente mbrapa një epokë te popullit tonë e cila do te jete e njohur si Epoka e Enver Hoxhes ,epoke kjo e cila Shqiperine dhe shqiptaret si kombe per here te pare do te jene te pavarur dhe me shtet te tyre e pushtet te vertet dhe do te radhiten e do te jene te barabarte me te gjitha shtetet e qyteteruara me arsim e kulture qe do t’i beje krenare qe janë shqipetare!
Ndersa ne shqiptaret e roberuar ne Kosove dhe Vise do te vazhdojmë perpjekjen dhe luftem tonë per liri ne kuader te LPK dhe te mbeshtetur gjthenje vetem nga Shqiperia deri ne kurorezimin e kesaj perpjekje me themelimin e UÇK nga LPK, me luften heroike te se ciles do ta shporrim perfundimisht Serbinë okupatore nga Kosova martire!

Lavdi jetescdhe vepres se Kegjendarit te Legjendarve Enver Hoxha !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *