Esat Imeri kujton Bashkëluftëtarin nga UÇK-Naim Avdiu Lata

Kah mesi i marsit 1999 vijnë në bazën e Vlahnës nje grup i ushtarëve nga zona Operative e Dukagjinit!! Ata ishin ardh për armatim dhe nuk do rrinin aty gjat,,nuk do bënin as stërvitje,,,kishte nga ta që kishin mbush vitin si lufetar dhe disa te tjer ishin ushtar që nga 1995 96..si Xhevdet Duka dhe Naim Avdiu Lata!!
Shumë shpejt u shoqëruam dhe si vullnetar i ardhur nga Zvicrra kisha nevoj te mësoja më shumë për betejatë,luftën,organizimin..përdorimin e armëve…qdo gjë rreth jetës dhe luftët të tyre!
Naim ishte më i veqanti..them më i veqanti sepse dinte të jepte kurajo..të motivonte dhe ta ngrihte moralin..!
Thjesht Naimi ishte ai luftari të cilin e imagjinoja unë….trim…atëdhetar ..patriot dhe i qart politikishtë!!
Naim thoshte: Është hipokrizi të thuash e dua atdheun dhe lirinë nëse nuk e urren armikun,,nuk e lufton atë…nuk je patriot nëse nuk je i gatshëm të japesh jetën për lirinë e atdheut!!!
Gjithmon ishte i qeshur i dashur me shok,,bënte shaka luante..edhe atë pak kohë të lire ai dinte ta kthente në shërbim të përgaditjes për luftë!
Sa më shumë ta duash atdheun aq më fort e urren dhe lufton armikun…ishte motoja e tij!!
Siq kuptova Naimi ishte angazhuar në UÇK qysh para vitit 1997,atëher kur në publik qarkullonin lloj lloj etiketimesh dhe dezinformata për UÇK!!
Epo nuk thojnë kot në formimin e personalitetit të njeriut rol vendimtar luan Trashigimia,dhe Naimi rrjedh nga një familje që brez pas brezit nuk ju kishte nënshtruar pushtuesve dhe armiqëve,,normal ishte radha e Naimit ta vazhdonte këtë traditë!!.
Me 18 mars bora pothuajse ishte shkrie gjersa rrinim neën driten e diellit filloj nje bisedë për shkolla…per pushimet etj!
Naimi duke qesh tregonte si ishte inatosur një herë një i ashtu quajtur mësimdhënes…gjërsa fliste mësuesi për popujët e Jugosllavisë dhe barazinë që ishte mes tyre…Naimi i drejtohet mësuesit…po pse ne nuk jemi Republikë.por Krahinë,,,pastaj kulmi arriti kur mësuesi thot që jemi te gjithë vllëzer popujt e Jugosllavisë. dhe aty shpërthen Naimi….Jooo vllëzerit e mij jane pas atyre maleve dhe drejton kokën nga drirarja pas maleve të Smolicës,këtu mësuesii lëshon orën dhe shkon në drejtori. ….duke qesh këtu e ndal tregimin….dhe unë e morra me mendë…dhe e pyta..po e dij që ke qenë një nxënës shembullor.. por a të kanë dërgue ndonjë herë në pushimore…ai filloj të qeshte me të madhe ….jooo pasi shpëtova pa më përjashtue mire!!!
Siq thash këta nuk ishin ardh për stërvitje as të qëndronin aty,,më 22 mars Naimi me afro 30 luftëtar nisen për Padesh..(tek Tezja) nga aty të futen në Kosovë dhe të dërgonin furnizimin me armatim,,por fatkeqësishët para roja e tyre kishte rëndë në mina dhe ishte plagos rëndë!!
Dhe pas 3 ditëve erdhën përsër në Vlahën…ishin shumë të mërzitur,,tash kishin fillue sulmet e NATOs…por Naimi gjithmon kishte mendjen si të arrinte në Brigaden 134 Bedri Shala në Zonen Operative të Dukagjinit!! Aty ai ishte zëvendës komandant Batalioni dhe shpesh herë ishte edhe në njësinë speciale…kishte përvojnë e ilegalitetit të UÇKsë dhe gjitha vyrtytet e një luftari të skalitur në beteja!!
Më 28 mars posa ishim kthye nga poligoni i gjuajtjeve për drekë…ushatrër e Dukagjini u përgadisnin për rrugë,na e than troq…kush është i përgaditur fizikishët dhe psiqikishët për luftë mundeni të na bashkagjiteni….
Nga gëzimi shumica nuk ngrënem drekë fare…aty kah ora 19 arritem në Zhergë të Tropojës…zbritëm plotë 45 luftëtar në fund të fshatit u rreshtuam dhe marshuam drejtë kufirit…fshatin e kaluam tërin papushuar për të shmangur ndonjë dekonspirimi…aty kah ora 02 e 15 minutave në afërsi të fshatit Shishmon të bokës ( fshati Qerret që kriminelët dhe forcat partizano çetnike kishin zhdukurë në tërësi) armiku kishte ngritë pritë nëformë të L dhe në njëafërsi 30 metra filluan luftimet,,Naimi bie për të mos vdekur kurr,,,do mbetët gjithmon luftari shembull për të tjerët…
Naimi kishte gjitha virtytet e një komandanti…ishte konspirativ.. vigjilent.. kishte shpirt luftarak..ishte idealist..i dashur dhe i rrespektuar me shok!!!
Lavdi jetës dhe veprës të Naim Avdiu Lata!

Leave a Reply