Edi Rama nuk ka Rival politik!

EDI RAMA , KA RIVAL VETËM EDI RAMEN NË ZGJEDHJET E 2021-TËS

Zgjedhjet parlamentare tashmë janë dekretuar për t’u mbajtur me 25 Prill 2021 nga Presidenti Ilir Meta .

Duke parë skenën politike në shtetin amë , më duhet të konkludoj se Edi Rama Kryetar i PS dhe Kryeministër në mandatin e dytë mund ta fitoj me lehtësi dhe mandatin e tretë nese do ai dhe nuk bën autogola se sa për PD LSI Republikanet e ca partiza tjera fiton prap pa ndonjë problem .

E di kjo nuk është e shëndetshme për demokracin , po Edi Rama nuk është fajtor pse opozita nuk ka busull dhe është e fragmentizuar .

PS e Rames nuk është PS Tradicionale në kuadra e drejtues po elektoratin e ka tradicional ndonese i ka zhgënjyer jo pak herë duke menjanuar vlerat e PS për parashutista e të katapoltuar .

Tash sa ka punuar tek e vlerëson , sovrani me votën e tij po Qeverisja e tij ka berë dhe punë të mira po dhe leshime shumë.
Uroj pasojat pas termeti dhe pandemie ti sanon Qeveria aktuale se populli janë në zorë dhe dimri po troket .
Gjithsesi Edi Rama mbetet politikani më i votuar shqiptar në decenien e fundit , dhe nga Fatos Nano lideri historik i së majtes shqiptare ka trasheguar bazen e fortë në teren .

Mirë do ishte të kishte rivalë të mirëfilltë , po për momentin nuk po shihen gjëkundi .

Edi Rama duhet të jetë pranë popullit shqiptar dhe ti realizoi premtimet e tij për një jetë më të mirë e me dinjitet , Tirana duhet jetë bosulla jonë pavaresisht kush qeverisë !

Erald Selca

Leave a Reply