NASER BRAHIMAJ FIGURË EPIKE E UÇK-SË

21 VITE NGA RËNIA HEROIKE E KOMANDANT NASER BRAHIMAJ -BARDHECIT

Shqiponja ish Jabllanica e Dushkajës ka qenë një nga bazat më të mëdha të UÇK -së dhe vatër rezistence kundër serbomalazezëve historikisht nga 1912/13 ta .

Ky fshat i teri u rreshtua me luftën , dhe ishte vend nikoqir i mijëra çlirimtarësh .
Një nga celulat e para të UÇK -së ishte dhe trimi strategu ushtarak Komandant Naser Brahimaj -Bardheci i cili në vitet 90 ta mori pjesë në dhjetra aksione dhe luftime nē Dukagjin Drenicë etj

Njihej për urti e maturi për modesti dhe për kontribut epokal , ndihmoj shumë shtrirjen e UÇK-së në Kpuz me nipin tim Komandant Mujë Berishen dhe konsolidimin e saj në Lug të Baranit .

Ishte njeri i thjeshtë ,trim i rrallë i njohur për aksione luftarake qysh fillim viteve 90-ta .

Vitet po ikin por kujtimet mbesin për vlerat sot u bën 21 vite nga rënia e kolosit Naser Brahimaj figurë e madhe e luftës çlirimtare.

Fal dëshmorëve dhe sakrificave mbinjerezore e gëzojmë lirinë .

Rënia e tij ishte humbje e madhe për radhet tona liridashese patriotike e çlirimtare , ende jemi larg idealeve të dëshmoreve e duhet ti vije turp politikes mbarë .

Rroftë Shqipëria 🇦🇱✊

E.Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *